Rreth 1.5 milion vaksinime deri tani/ Manastirliu apel pedagogëve e studentëve: Vaksinohuni

Rreth 1.5 milion vaksinime deri tani/ Manastirliu apel pedagogëve e studentëve: Vaksinohuni

Numri i të vaksinuarvëve antiCovid në Shqipëri, deri më tani ka arritur deri në 1,499,898 persona në të gjithë vendin.

Lajmin e bëri të ditur sot Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen. Në apelin e sotëm, ajo ka ftuart veçanërisht kategoritë si pedagogë, studentë e mësues, që të shfrytëzojnë këtë muaj për vaksinim.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni! Studentë, mësues, pedagogë dhe çdo qytetar +18 vjeç që ende nuk është vaksinuar, ju ftoj të shfrytëzoni këtë muaj të vaksinimit të hapur, për të mbrojtur veten por shëndetin e të tjerëve”, tha ajo.

Manastirliu tha se me kartën e identitetit, qytetarët mund të vaksinoheni ndaj COVID-19 në qendrat shëndetësore, poliklinika ose në pikat e vaksinimit të përqendruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy