
Mijëra protestues kanë dalë në rrugët Minskut gjatë së dielës, pavarësisht presionit të forcave të rendit, për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve që nxori fitimtar presidentin autoritar Alexander Lukashenko.
Të veshur me të bardhë e të kuqe me ngjyrat e flamurit të opozitës, protestuesit kanë brohoritur “Dil jashtë” teksa marshonin drejt Pallatit të Pavarësisë, rezidenca zyrtare e presidentit në qendër të kryeqytetit të Bjellorusisë.
Bjellorusia po përjeton një valë protestash që pas rezultatit të kontestuar të zgjedhjeve presidenciale, ku Lukashenko mori sërish mandatin, pas 26 vitesh në pushtet.
Në prag të zgjedhjeve, të cilat opozita thotë se u manipuluan, Lukashenko u përpoq të shtypë pakënaqësitë me arrestime masive, përfshi këtu edhe figura opozitare.
Përveç pankartave “Dil jashtë” dhe “Loja mbaroi” për Lukashenkon, protestuesit kanë shfaqur zemëratë edhe ndaj presidentit të Rusisë Vladimir Putin, i cili ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Lukashenkon.
Gjatë një samiti në Soçi në 15 shtator, Putin deklaroi se do të jepte një hua prej 1.2 miliardë eurosh Bjellorusisë duke e cilësuar si “aleatja më e madhe e Rusisë”.



