
Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mësues në kryeqytet ku ka diskutuar për risitë ee reja që do të sjellin shkolllat në sezonin e ri 2021-2022. Në focus të diskutimit ka qenë edhe gjuha angleze, që sipas ministres Kushi, nxënësit do të nisin ta mësojnë atë që në klasën e parë.
“Mësimi i gjuhës angleze që në moshë të hershme tek nxënësit tashmë është një domosdoshmëri, prandaj do të nisë të mësohet në të gjitha shkollat e vendit që nga klasa e parë e vitit shkollor 2021-2022.
Në këtë kuadër, zhvillova një takim me mësues të shkollave të ndryshme të kryeqytetit ku bashkëbiseduam nga afër rreth përgatitjeve dhe masave të marra për zbatimin me sukses të kësaj politike të re”, shkruan Kushi.



