Serbia është akuzuar se ka fshehur të dhënat e vërteta për rastet me Covid-19 me qëllimin për të zhvilluar zgjedhjet elektorale.
Kryeredaktori i BIRN, Milorad Ivanoviç shprehet se qeveria ka raportuar 244 viktima nga virusi, ndërkohë që sipas tij, të dhënat flasin për më shumë se 632 viktima.
Mbetet ende e paqartë nëse ka mospërputhje të shifrave gjatë tre javëve deri në ditën e votimeve, 21 qershor.
Por, menjëherë pas zgjedhjeve rastet janë rritur nga 91 në ditën e votimit, në 254 vetëm një javë më vonë.
Kritikët mendojnë se ky kamuflim i shifrave është bërë për të nxitur qytetarët t’u drejtohen qendrave të votimit.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, e ka mohuar këtë pretendim, megjithatë pranon se mund të jenë bërë gabime.
Kjo sepse, qeveria nuk pati një sistem gjurmimi që në fillim.
‘’Numrat nuk ishin të saktë dhe ju keni të drejtë të kritikoni."
Gjithashtu, qeveria mund të ketë fshehur shifrat, për shkak të rënies së besimit nga ana e qytetarëve, nëse shteti serb është i gatshëm ta përballojë si duhet këtë krizë apo jo. / Euronews



