Bashkitë mbeten larg pritshmërive që ka qeveria për pastrimin e territorit dhe menaxhimin e mbetjeve. Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro gjatë forumit të organizuar këtë të premte përmendi faktin që shumë bashki nuk mbledhin dot tarifat e pastrimit.



