Zjarret, Këshilli Bashkiak Elbasan akordon 3 milionë lekë të reja për bashkinë Gramsh

Zjarret, Këshilli Bashkiak Elbasan akordon 3 milionë lekë të reja për bashkinë Gramsh

Pas situatës së rënduar nga zjarret e muajit gusht në disa fshatra të Gramshit, Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka vendosur unanimisht të japë një fond ndihme prej 3.000.000 lekësh të reja për këtë bashki.

Ky fond synon të mbështesë bashkinë e Gramshit në përballimin e kostove të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia, të lehtësojë barrën financiare të krijuar, si dhe të mundësojë rikuperimin e një pjese të territorit të dëmtuar.

Vendimi gjithashtu forcon bashkëpunimin ndërbashkiak dhe nxit frymën e ndihmës reciproke për përballimin e fatkeqësive natyrore dhe situatave emergjente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy