
Vetëm pak ditë para se sportelet e pagesave në Rrugën e Kombit të bëhen funksionalë, ministri kosovar i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se nuk pajtohet me tarifat. Në një prononcim për Indeks Online, Lekaj thotë se për këtë tarifë qeveria shqiptare ka injoruar dialogimin.



