
Inspektorati Rajonal i Punës Elbasan ka pezulluar pa afat aktivitetin e fasonerisë në Bilisht, pas protestës së punonjësve të këtij subjekti. Shkak i protestës u bë përgjysmimi i pagave mujore.
Po ashtu punonjëset pretendojnë se nuk u është dhënë leja vjetore, ndërkohë ka punonjëse të pasiguruara. Një grup inspektorësh prej së enjtes po verifikojnë kushtet e punës në fasoneri si dhe dokumentacionin e subjektit dhe po vijon me marrjen e deklarimeve te punonjësve.
Si masë urgjente Inspektoriati ka vendosur pezullimin pa afat të aktivitetit të fasonerisë për shkak të shkeljes dhe pengimit të lirisë sindikale për të protestuar.



