Në ditën botërore të lumenjve, përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama, thotë se tashmë vala shkatërruese e lumenjve në Shqipëri është zmbrapsur prej kohësh.
Kryeministri ka shpjeguar, në video prezantimin e një nga lumenjve më të frekuentuar të Shqipërisë, lumit Shushica (Lumi i Vlorës) si një nga tributorët kryesor të Vjosës, se vazhdon puna për mbrojtjen nga abuzuesit, si edhe për rigjenerimin e shtretërve.
“Vala shkatërruese ndaj tyre në vendin tonë është zmbrapsur prej kohësh tanimë dhe vazhdon puna e përditshme për mbrojtjen nga abuzuesit, si edhe për rigjenerimin e shtretërve”.
Ndërsa Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim në Shqipëri (ADC) ka bërë thirrje për mbrojtjen e lumenjve, përmes një postimi në median sociale Twitter.
Ky projekt mbështet institucionet shqiptare për të rritur kapacitetet në menaxhimin e lumenjve, si dhe kontribuon në ndërtimin e dialogut ndërinstitucional.



