Durrës/ Mbyllet tregu nga mbipopullimi, krijohen 3 pika të tjera

Durrës/ Mbyllet tregu nga mbipopullimi, krijohen 3 pika të tjera

“Është tepër i mbipopulluar dhe do të mbyllet përkohësisht”.

Ky është vendimi i Bashkisë së Durrësit për tregun agro-bujqësor të qytetit, ku sipas autoriteteve dyndja e klientëve e rrezikonte të shndërrohej në vatër të koronavirusit.

Nga ana e tyre tregtarët u shprehën se nuk kishin marrë asnjë njoftim lidhur me vendimin për mbyllen e tregut.

Ata kërkuan të ushtrojnë aktivitetin e tyre ose në të kundërt të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i paguajë shteti.

Tregtia e produkteve tashmë do të shpërndahet në tre pika, më të menaxhueshme nga policia bashkiake dhe forcat e tjera të rendit.

Bëhet fjalë për pikën që do të ngrihet tek Muzeumi i Dëshmorëve, ai tek stadiumi “Niko Dovana” dhe në rast kërkese, parkingu i shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy