Shqiptarët përbëjnë diasporën e tretë më të madhe në botë

Shqiptarët përbëjnë diasporën e tretë më të madhe në botë

Shqiptarët përbëjnë diasporën e tretë më të madhe në botë, me rreth 30% të të lindurve në vend që tani jetojnë jashtë kufijve të saj, sipas të dhënave të publikuara nga Forbes.

Renditja bazohet në madhësinë e diasporës në raport me popullsinë, duke e vendosur Shqipërinë të tretën me rreth 1.2 milionë emigrantë. Kjo e rendit vendin tonë para shteteve si Siria, Moldavia dhe Armenia.  

Dy vendet që e parakalojnë Shqipërinë janë Bosnja dhe Hercegovina me 34% të qytetarëve që tani jetojnë jashtë dhe Guajana me 36.4%. Migrimi përbën një rrezik të madh për Shqipërinë, ku mbi gjysma e popullsisë së saj dëshiron ose planifikon të largohet. Përveç kësaj, eksodi masiv i të rinjve dhe të arsimuarve ka rezultuar në mangësi të konsiderueshme në sektorin e punës, si hoteleria, turizmi, prodhimi dhe bujqësia.

Përveç kësaj, ka shqetësime se nuk do të paguajnë mjaftueshëm njerëz në sistemin e sigurimeve shoqërore, duke rezultuar në një deficit në të ardhmen e afërt dhe probleme me pagesën e pensioneve, mirëqenies dhe mbulimin e kostove të kujdesit shëndetësor dhe arsimit.

Të paktën 12,000 shqiptarë, kryesisht të rinj, kanë udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani këtë vit, duke shkaktuar zemërim në qeverinë dhe mediat e djathta britanike që i etiketuan ata kriminelë dhe një "pushtim".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy