Rama: Parku i Shtëpisë së Pavarësisë, drejt përfundimit (VIDEO)

Rama: Parku i Shtëpisë së Pavarësisë, drejt përfundimit (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka inspektuar punimet në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë, i cili sipas Ramës është 80% i përfunduar dhe pritet të përmbyllet.

Po punohet gjithashtu për përfundimin e infrastrukturës lidhëse në rrugës Transballkanike, në zonën e portit.

Sipas kryeministrit, kjo do të jetë një hapësirë spektakolare publike për qytetin.

Parku madje, pritet të jetë një ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri. Në përmbyllje të inspektimit të punimeve, Rama e ka cilësuar parkun si “spektakolar” dhe një hapësirë të mrekullueshme edhe për vizitorët dhe turistët.

“Po ecin me ritme të shpejta punimet për Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë dhe infrastrukturën lidhëse të Transballkanikes me zonën e portit, një hapësirë e re spektakolare publike për qytetin, vizitorët e turistët”.

Në këtë mënyrë, do të rijetësohet hapësira përpara shtëpisë ku më 1912-ën, u shpall pavarësia e Shqipërisë.

Një projekt tjetër vendimtar për Vlorën, do të jetë edhe ai i tre porteve të reja.

Do të jetë një port turistik, një mallrash dhe një peshkatarësh, ai që do të lehtësojë situatën portuale në qytetin bregdetar. Kështu, do të bëhet e mundur edhe shpërndarja dhe grupimi i aktiviteteve portuale.

Një aspekt tjetër themelor në punën e ngritjes së parkut, ka edhe trajtimi i ujërave të zeza e të bardha.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy