Aktivistja Edlira Çepani tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se situata me të cilën u përball deputetja Albana Vokshi në Parlament pas deklaratave të Taulant Ballës ishte shumë e rëndë dhe se bëhet shembull për raste të tjera.
Sipas Çepanit, dhuna me bazë gjinore në politikë është e tepruar dhe nuk merren mjaftueshëm masa.
Kjo task-forcë ka 1.5 vite që është ngritur si një përpjekje e përbashkët e disa organizmave lokale dhe ndërkombëtare për të reaguar për rastet e dhunës ndaj grave në politikë.
Nuk është vetëm për një institucion, por është një task-forcë që reagon për të gjitha këto raste dhune. Nuk duhet heshtur për dhunën. Kishim dhe 8 marsin, kur ndodhi kjo përplasje. Raste të dhunës që nuk janë kaq eksplicite, nuk mendohet se janë dhunë, por kosto e të bërit politikë.
Situata me të cilën u përball Albana Vokshi ishte shumë e rëndë.
Është situatë që bëhet shembull për raste të tjera. Nëse e normalizojmë dhunën si mënyrë komunikimi, sidomos këtë lloj që targeton vajzat dhe gratë, tek morali, jeta private, kjo është dhunë me bazë gjinore e pastër. Hyjnë në fuqi dispozitat ligjore.
Është zhgënjim që në një institucion që duhet të diskutohen akte në të mirë të qytetarëve hasim skena të tilla.
Puna është që kjo një ndikim në formë orteku për të gjitha ato vajza dhe gra që janë në politikë.
Dhuna me bazë gjinore në politikë është e tepruar dhe nuk merren mjaftueshëm masa.



