Ish-shefja e OBSH, Brundtland: Zvicra mund të udhëheqë hetimin e OBSH për koronavirusin

Ish-shefja e OBSH, Brundtland: Zvicra mund të udhëheqë hetimin e OBSH për koronavirusin

Hetimi i Organizatës Botërore të Shëndetit ndaj pandemisë së koronavirusit duhet të udhëhiqet nga një vend si Zvicra, thotë ish-shefja e OBSH-së, Gro Harlem Brundtland.

"Duhet të jetë dikush që nuk është palë në konfliktin midis fuqive të mëdha," tha ajo, duke iu referuar konfliktit midis SHBA dhe Kinës për trajtimin e krizës së OBSH.

Brundtland, një ish-kryeministre norvegjez që tani drejton Bordin e Përgatitjes së Monitorimit botëror të OBSH-së (GPMB), i tha këto në një konferencë për media, dje në Gjenevë.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi në prill se po ndërpresë fondet e OBSH, duke e akuzuar atë se kishte ndihmuar në promovimin e "dezinformatave” të Kinës lidhur  me virusin.

Shtetet anëtare të OBSH-së ranë dakord përmes një takim virtual në maj, për një pasqyrimi të mënyrës sesi kjo organizatë po trajton krizën.

"Shumë udhëheqës mund mos ta kenë besuar plotësisht se një pandemi e vërtetë si kjo mund të ndodhë gjatë mandatit të tyre," u tha Brundtland  partnerëve të Kombeve të Bashkuara. "Unë mendoj se tani shumë nga ata janë bindur se kjo mund të ndodhë përsëri", dhe në vitet e ardhshme të gjitha vendet "do të duhet të përgatiten më mirë," shtoi ajo.

Shtatorin e kaluar, GPMB ftoi qeveritë dhe institucionet ndërkombëtare që të investojnë më shumë në përgatitjen e pandemisë. U besua se kjo pandemi që do të vriste "dhjetëra miliona njerëz" ishte " dhe kjo po del të jetë e vërtetë".  Totalisht, ajo vuri në dukje se lidhur me këtë, vetëm 59 vende kishin zhvilluar plane kombëtare.

"Shumë lider tashmë i kanë kuptuar implikimet e një krize të tillë për tërë shoqërinë dhe ekonominë,"  shtoi Brundtland.

Ish-shefja e OBSH-së bëri thirrje për reformimin e Rregulloreve ndërkombëtare shëndetsore , të cilat udhëzojnë një përgjigje shumëpalëshe ndaj krizave shëndetësore, përfshirë edhe çështjen e kufizimeve të udhëtimit gjatë pandemisë. GPMB do të dalë me propozime të rekomandimeve të tjera në raportin e saj të ardhshëm në muajin shtator.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy