Alarmi që vjen nga uji dhe ushqimet! Belegu: Inspektorët në disa raste bëjnë analiza si u do qejfi

Alarmi që vjen nga uji dhe ushqimet! Belegu: Inspektorët në disa raste bëjnë analiza si u do qejfi

Bëhet analiza të sakta ose jo për sigurinë ushqimore në Shqipëri?

Eksperti i sigurisë ushqimore Artan Belegu, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, u shpreh se në shumë raste, kryesisht në kontrollet kufitare, duke mos pasur një tarifë fikse për çdo mall që hyn, inspektorët në disa raste bëjnë analiza si u do qejfi.

Ai poashtu u shpreh se Shqipërisë i mungon një raport analize sipas së cilës ne çojmë produkte në Evropë, por  nuk kërkohet raporti, kurse për produktet që hyjnë u kërkohet analiza.

Këtu bëjnë analiza vetëm që thonë që po bëhen, mbi 50% nuk kanë siguri ushqimore.

BE ka tre dokumente siç është certifikata e prodhimit, ajo higjeno-sanitare, dhe një tjetër që vijnë më kod doganor, ne i kemi këto të tria, por jo fikse sic i kanë ato. E rëndësishme është që ne i kërkojmë operatorëve te biznesit që sjellin një raport analize që nuk ekziston një asnjë vend, kjo është një mangësi për ne, neve p.sh., mund të çojmë biskota në BE, dhe nuk na duhet, kurse për të marrë biskota nga Italia ose Franca, i kërkojmë dokumentin që tregon që është i sigurte.

Kontrolli në kufi në BE dhe KS, ka një tarifë fikse për çdo mall që e paguajnë të gjithë njëlloj, dhe kjo çon te mundësia që të bëjnë analiza dhe duke mos e pasur këtë, inspektorët bëjnë analiza si tu dok qejfi.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy