Xhaçka: Fëmijët e ushtarakëve festojnë me fëmijët e prekur nga tërmeti

Xhaçka: Fëmijët e ushtarakëve festojnë me fëmijët e prekur nga tërmeti

Me rastin e festave të fundvitit, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi një nga hotelet e zonës së Golemit, ku janë strehuar familjet e prekura nga tërmeti. Me këtë rast, fëmijët e ushtarakëve, të cilët ndjekin kurset e artit dhe të sportit pranë Ministrisë së Mbrojtjes, sollën buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve të prekur nga tërmeti, dke shpërndarë dhurata për ta.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka njoftoi se procesi për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara ka nisur e së afërmi fëmijët dhe familjet e tyre do të kenë një strehë të re.

 “E lumtur që bashkë me fëmijët e ushtarakëve, të cilët ndjekin kurset e artit dhe të sportit pranë Ministrisë së Mbrojtjes, sollëm buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve të prekur nga tërmeti, një pjesë e të cilëve janë strehuar në një nga hotelet e zonës së Golemit.”

Artistët e vegjël kishin përgatitur një program festiv për bashkëmoshatarët e tyre, ndërsa djemtë e futbollit i dhuruan topa shumë prej fëmijëve.

Me ta u bashkuan edhe nxënës të shkollës “Edith Durham”, të cilët shpërndanë pako me dhurata dhe materiale shkollore për fëmijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy