Të jetosh me diabetin, pianistja: E zbulova pasi ra imuniteti dhe zura krevatin (VIDEO)

Të jetosh me diabetin, pianistja: E zbulova pasi ra imuniteti dhe zura krevatin (VIDEO)

Pianistja nga Kosova, Anisa Suhodolli Mujka, e cila vuan nga diabeti i tipit 1, tregon se si e zbuloi diabetin i cili shkatërron qelizat beta të pankreasit.

Duke folur për “MCN Informacion”, ajo tha se ka gati tetë muaj që është diagnostikuar me diabet dhe më parë vuri re se imunitetin e kishte shumë të dobët, në një kohë që është aktive.

Brenda tre ditësh në gjendje gripi, trupin nuk e lëvizja dot dhe zura krevatin.

Shkova te mjekja ORL dhe mjekja më thotë se ke infeksion të madh në hundë, më dha antibiotikë, vazhdova me terapi dhe asnjë përmirësim.

Pas dy ditësh isha në gjendje që s’më mbanin dot këmbët. Shkuam në urgjencë se gjendja nuk ishte mirë.

Kur mbërrita në spital, nuk mundja të ecja. Mjeku që më pranoi në urgjencë, bërtiste shumë ishim në Shkup dhe nuk e kuptoja mirë.

Kur më kanë matur sheqerin e kam pasur shumë të lartë. Nëse shkon mbi 30 bie në koma, ndërkohë që unë e kisha 28.9.

Pankreasi nuk në prodhon fare insulinë. Nëse nuk marrë dozën e insulinës, nuk funksionoj.

Por kam problem dhe me tiroiden.

Tani që trajtohem, ndoshta jam më e shëndetshme nga sa kam qenë më parë.

Marr dy herë në ditë insulinën e shpejtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy