Shqipëria po i afrohet një shifre prej 1.7 milionë vaksinimesh me njërën dozë kundër COVID-19, ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Twitter.
Sipas saj, janë kryer 1 milion e 674 mijë e 93 vaksinime, sakaq, me proces të përfunduar, janë diçka më pak se gjysma e totalit.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,674,093 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre, 747,441 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës. Nëse jeni mbi 18 vjeç, me kartën e identitetit, drejtohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit.



