Shpallet thirrja për aplikimet e punonjësve të shërbimit psiko-social, vjen me një risi

Shpallet thirrja për aplikimet e punonjësve të shërbimit psiko-social, vjen me një risi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale njoftoi hapjen e thirrjes për punonjës të shërbimit psiko-social, i cili këtë vit sjell edhe një risi për ata punonjës ekzistues që kërkojnë të bëjnë lëvizje paralele, brenda zyrës arsimore ku janë të punësuar. Kushi informon se risia vjen me qëllim fuqizimin e këtij shërbimi dhe mbulimin më të plotë të nevojave në të gjithë territorin, përfshirë edhe zonat periferike dhe të largëta. “Kjo procedurë këtë vit sjell edhe një risi, si përgjigje e kërkesave të vazhdueshme të vetë punonjësve psiko-social. Të gjithë ata që dëshirojnë të kryejnë lëvizje paralele brenda zyrës arsimore ku kanë tashmë emërimin e përhershëm, mund të dorëzojnë kërkesën me postë në DRAP-in përkatës brenda datës 4 gusht 2023. Ndërsa për kandidatët që kërkojnë të punësohen për herë të parë, aplikimet janë të hapura deri në datën 9 gusht 2023 dhe dorëzimi i dokumentacionit bëhet përsëri me postë në DRAP. Shpalljet e vendeve vakante bëhen sipas zyrave arsimore, në varësi të përfundimit të procedurave të lëvizjes paralele. Detajet e mëtejshme janë publike në çdo DRAP, ku edhe mund të gjeni të gjithë informacionin e nevojshëm!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy