Vietnami, me një popullsi prej 97 milionë banorësh, ka raportuar viktimën e parë nga koronavirusi.
Vendi ka pasur sukses në menaxhimin e situatës së pandemisë, pasi mbylli në kohë kufijtë dhe aplikoi një strategji të karantinës dhe testimit masiv.
Vietnami ka regjistruar një numër të vogël të infektuarish përgjatë periudhës mars-prill, ndërsa ka kaluar pothuajse 100 ditë pa asnjë rast të ri, edhe pse ka një vijë kufitare të gjatë me Kinën, vendin e origjinës së koronavirusit.
Javën e kaluar, një shpërthim i rasteve në Da Nang, qytet turistik në bregdet, ka shkaktuar alarm, pasi nuk është identifikuar ende burimi i infeksionit.
Autoritetet po përpiqen të ndalojnë shpërthimin, duke dërguar personel mjekësor shtesë në Da Nang.
Në kryeqytetin e vendit, Hanoi është rritur numri i testimeve, ndërsa janë ndaluar tubimet.
Në të gjithë vendin, numri i rasteve me Covid-19 ka arritur në 509 persona.



