
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Miqësisë, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, bëri thirrje për nxitjen e vlerave më të mira të shoqërisë shqiptare dhe jo vetëm.
Duke uruar gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Miqësisë, Kushi u shpreh se, përmes miqësisë kapërcehen më lehtë sfidat dhe krizat, luftohen më lehtë dhuna dhe abuzimet, stimulohet paqja, zhvillimi dhe harmonia mes njerëzve dhe popujve”.
“Prandaj, le të nxisim vlerat më të mira të shoqërisë, të mbrojmë frymën e solidaritetit njerëzor dhe respektin për kulturat e ndryshme!”, tha Kushi.
Para se Kombet e Bashkuara të deklaronin 30 Korrikun si “Ditën Ndërkombëtare të Miqësisë”, “Dita Botërore e Miqësisë” u propozua për herë të parë në vitin 1958 nga “Kryqëzata Botërore e Miqësisë”, e cila është një organizatë civile ndërkombëtare që realizon fushata për të nxitur kulturën paqësore përmes marrëdhënieve të miqësisë.



