Kongresi Popullor, organi më i lartë legjislativ i Kinës ka miratuar të enjten zyrtarisht draftin e ligjislacionit të sigurisë kombëtare të Hong Kongut.
Ligji i ri paraqet si krim çdo minim të autoritetit të Pekinit në territor.
Ligji i ri u propozua dhe u paraqit javën e kaluar në Kongresin Popullor të Kinës nga Wang Chen, nënkryetar i Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor.
Ai theksoi se protestat kundër qeverisë së Lam "sfiduan seriozisht themelet e parimit të një vendi, dy sistemësh, dëmtuan sundimin e ligjit dhe kërcënuan sovranitetin, interesin e sigurisë dhe zhvillimin e vendit".
Hong Kongu, një rajon gjysmë autonom i Kinës që nga viti 1997, vitin e kaluar u përfshi në protesta kundër hapit të administratës së Carrie Lam për të legalizuar ekstradimin në territorin e Kinës.



