‘Omicron’ po alarmon Europën, mblidhet sot Komiteti Teknik të Ekspertëve

‘Omicron’ po alarmon Europën, mblidhet sot Komiteti Teknik të Ekspertëve

Në një kohë kur varianti i ri i koronavirusit “Omicron” ka alarmuar autoritetet e shëndetit në të gjithë botën, nuk dihet ende nëse do të ketë një shtrëngim të masave.

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet ditën e sotme për të bërë një analizë të situatës epidemiologjike në vend deri më tani. Mësohet se mbledhja e Komitetit të Ekspertëve do të mbahet ditën e sotme në orën 14.00.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga Arena Kombëtare deklaroi të mërkurën se për momentin nuk ka asgjë për tu shqetësuar dhe se në vijim të situatës do të rishikohen dhe masat kufizuese.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook u bën thirrje qytetarëve që të vijojnë të vaksinohen me dozën e tretë për të qenë të mbrojtur gjatë dimrit.

Masat  anti-COVID që janë në fuqi:

- Ora policore nga 23:00-06:00.

- Qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.

3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.

Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy