Siguria ushqimore, penalitetet e AKU-së. Asgjëson 19 mijë ton produkte

Siguria ushqimore, penalitetet e AKU-së. Asgjëson 19 mijë ton produkte

Autoriteti i Kontrollit Ushqimor ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit ka realizuar 357 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së COVID - 19.

Autoriteti bën me dije se ka dhënë 2 masa administrative, njëra për arsye të tregtimit të mishit pa vulë në një subjekt ku janë sekuestruar edhe 38.5 kg mish, si edhe në një tjetër subjekt u vendos masë administrative për analiza jo-konform të farës së misrit.

Gjithashtu janë asgjësuar 19.065 ton produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit, si edhe janë marrë 32 mostra për analizim në të gjithë vendin.

AKU thotë se ka vijuar këshillimi dhe orientimi në të gjithë subjektet përpunuese dhe tregtuese me qëllim forcimin e kushteve të sigurisë ushqimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy