Numri i pacientëve që paraqiten në urgjencën e QSUT sa vjen dhe rritet kjo për shkam edhe të shtimit të rastit të të infektuarve me Omicron.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga qendra shëndetësore në Laprakë u bëri apel prindërve që për shqetësime të fëmijëve, si temperaturë, të drejtohen në qendrat shëndetësore.
Ajo tha se kushtet në këto qendra janë mjaft të mira duke nënvizuar se është e nevojshme që prindërit të shkojnë aty para se të drejtohen për në QSUT për të shmangur fluksin.
Omicron bën që të ketë një fluks edhe në spitalet pediatrike. Vlerësojmë se nëse prindërit sjellin fëmijët pranë qendrave shëndetësore, reduktohet në QSUT 30% e fluksit që vijnë për një temperaturë apo shqetësime të tjera që mund të zgjidhen fare pranë qendrave shëndetësore. Është e rëndësishme që prindërit të vijnë këtu para se të shkojnë në QSUT pasi shërbimi merret njësoj.



