
Për ti paraprirë situatës me pandeminë COVID-19, në Shqipëri, së shpejti do të hapet edhe spitali Covid 4.
Ka qenë vetë ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila, gjatë inspektimit të spitalit COVID-4, ka njoftuar hapjen e tij, të premten e 1 tetorit.
“Spitali COVID 4- Jemi të përgatitur për çdo skenar për përballimin e situatës së pandemisë, me kapacitete të shtuara në spitale, por bashkë me mjekët, thirrja jonë është: Vaksinim, vaksinim, vaksinim, për të afruar fundin e kësaj pandemie.
Manastirliu ka treguar se po merren masat e fundit për ta pasur në gatishmëri këtë spital, kurdo që të ezaurohen kapacitetet në të dy spitalet COVID 1 dhe COVID 3.
Do të jenë 108 shtretër në dispozicion të pacientëve që do të trajtohen ndaj COVID-it.
Në të dy spitalet aktuale të COVID, “janë më shumë se 273 shtretër”, sipas së cilës do të punësohen dhe 150 bluza të bardha për të shërbyer në këtë spital.
Pacientët që po trajtohen në spitalet COVID 1 dhe 3, kryesisht 95% e tyre, sipas Manastirliut, janë të pa vaksinuar.
Deri më tani, Shqipëria ka vaksinuar mbi 1.7 milionë qytetarë.
Po ashtu, mbi 750 mijë të tjerë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.



