
Nxënësit e gjimnazit “Andon Zako Çajupi” do ta fillojnë vitin shkollor me laboratorë të rinj të fizikës, kimisë dhe biologjisë.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se laboratorët e rinj kanë standarde të larta, që u përshtaten ndryshimeve teknologjike dhe përparimeve.
Jemi në fazën e përgatitjeve të vitit të ri shkollor, duke filluar që nga infrastruktura, përgatitjen e shkollave, lyerjet, meremetimet. Ndërkohë me regjistrimet e nxënësve që kanë filluar në datën 21 shtator dhe do të vazhdojnë deri në shtator, tekstet shkollore të cilat do t’i kemi gati pranë shkollave në 1 shtator. Sot në shkollën tuaj jam sepse ju jeni përfitues të investimeve që Ministria e Arsimit dhe Sportit vitin e kaluar ka bërë për laboratorët shkencorë të lëndëve, kimi, biologji, fizikë. Ju jeni një nga përfituesit, sepse në të gjitha takimet qe kemi zhvilluar me mësuesit dhe nxënësit ka qenë shqetësim në disa shkolla për mungesën e laboratorëve.
Kështu që ne menduam ta rrisim këtë buxhet dhe tashmë të sjellim laboratorë që kanë standarde edhe më të larta”, tha Kushi gjatë një vizite në gjimnazin “Andon Zako Çajupi”.



