Rama për bajpasin e Vlorës: Destinacion i ri për t’u eksploruar

Rama për bajpasin e Vlorës: Destinacion i ri për t’u eksploruar

Bajpasi i Vlorës, e cilësuar si një nga veprat më të rëndësishme të infrastrukturës kombëtare është hapur provizorisht, ndërsa përfundimi i punimeve do të shkurtojë edhe kohën e udhëtimit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga ky aks i ri panoramik i cili shmang trafikun brenda në qytetin e Vlorës dhe u mundëson udhëtarëve që nuk kanë destinacion Vlorën një udhëtim më komod dhe të shkurtër drejt rivierës Joniane.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë panoramë të bajpasit të Vlorës, tashmë një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit e gjithashtu një destinacion i ri për t’u eksploruar, ju uroj fundjavë të mbarë”, shprehet Rama krahas videos së publikuar.

I gjithë ky bajpas do të monitorohet me radar shpejtësie ndërsa koha e përshkimit të këtij aksi është rreth 20 minuta duke zbatuar limitet e shpejtësisë së vendosura. 

Bajpasi i Vlorës do të shkurtojë lëvizjen e mjeteve dhe do të nxisë zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale dhe do t’u ofrojë udhëtarëve pamje nga më të bukurat drejt bregdetit të jugut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy