Korrespondenti i MCN TV në Elbasan, Enes Molla tha në një lidhje me “MCN Live” se 3 gjimnaze në Gramsh dhe një shkollë 9 vjeçare në Librazhd janë mbyllur për shkak të numrit të ulët të nxënësve.
Këtë vit në klasat e para në Elbasan janë regjistruar 1 110 nxënës. Migracioni dhe braktisja e fshatrave ka sjellë mbylljen e 3 gjimnazeve në Gramsh dhe të një shkolle 9-vjeçare në një fshat të Librazhdit. Janë mbyllur për mosplotësimin e numrit të nxënësve.
Kjo pritet të sjellë dhe një reduktim të numrit të mësuesve. Disa mësues kanë bashkuar klasat në zonat e malore të Labinot Mal dhe në fshatrat malorë të qytetit të Gramshit. Një tjetër shqetësim ka qenë dhe blerja e librave. Disa i kanë marrë të përdorura. Disa kanë blerë vetëm gjysmën. Ka qenë e vështirë për disa familje.



