Shtatë milionë fëmijë rrezikohen nga uria në Afganistan ndërsa çmimet e ushqimeve janë rritur gjatë krizës së koronavirusit.
Organizata e bamirësisë ‘Save the Children’ e përshkruan Afganistanin si një nga vendet më të rrezikshme për fëmijët – ku të vegjlit kanë njohur vetëm luftë, dhe tani rrezikohen edhe nga uria.
Çmimet e ushqimeve janë rritur që nga koha kur koronavirusi goditi Afganistanin.
Mielli dhe vaji i gatimit kushtojnë deri në 23% më shumë, shkruan BBC.
Rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e mbylljen së kufijve dhe prishjes së zinxhirit të furnizimit.
Në kryeqytetin e Afganistanit në Kabul, ku shumica e dyqaneve janë mbyllur, mijëra fëmijë që janë edhe kontribuuesit kryesorë në familjet e tyre vazhdojnë akoma të lypin në rrugët e Kabulit.
Edhe pse fëmijët punojnë paratë e tyre nuk dalin as për ushqim.
Agjencitë e ndryshme po bëjnë thirrje për ndihmë urgjente ndaj Afganistanit për një vend ku ata thonë se ndikimi më i madh i kësaj pandemie nuk do të jetë virusi, por uria.



