Uji i ambalazhuar/ Uran e Sokol Abazi: Institucionet s’kanë kapacitetet për analiza, përgjegjësia t’u kalojë kompanive

Uji i ambalazhuar/ Uran e Sokol Abazi: Institucionet s’kanë kapacitetet për analiza, përgjegjësia t’u kalojë kompanive

KLSH vëren një sërë problematikash në lidhje me ujin e pijshëm të ambalazhuar. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV eksperti i ujërave Uran Abazi dhe Sokol Abazi, inxhinier kimie, theksuan që institucionet shtetërore në Shqipëri nuk i kanë kapacitet e duhura për analizimin e ujit. Ata vënë në dukje se përgjegjësia për analizat duhet t’i kalojë kompanive që bëjnë prodhimin. Ndër të tjera ata vunë në dukje se analizat në etiketat e ujit duhet të jenë të muajit dhe jo të vjetra. 

 

Uran Abazi tha:

“Mendoj që problemi i planifikimit s’është bërë siç duhet në raport me numrin e mostrave që duhet të merren. Duke patur parasysh treguesit mikrobiologjik, metalet e rënda. Nuk janë analizuar dhe që përbëjnë rrezik për shëndetin publik. Gjatë 2024 në raport paraqitet një numër mostrash 66, thuhet që janë marrë 44, që i bie 33 për qind të analizuara. Estabilimentet kryesore që bëjnë shpërndarjen e ujit, nisur nga numri i madh i tyre, duhet të kishte një numër më të madh mostrimesh. Ligji i Komunitetit Europian parashikon që tre substanca në 2026 të mos jenë prezente në ujin e ambalazhuar. Më shumë në konsideratë duhet të kemi metalet e rënda, treguesit mikrobiologjikë dhe pesticideve. Sa i përket bisfenolit A që mund të shkaktojë probleme të mëdha në shëndet, mendoj s’kemi kapacitete për t’i analizuar. Përgjegjësia duhet t’u kalojë kompanive që prodhojnë ujin. Duhet të rriten kapacitetet teknike dhe analitike të AKU-së. Problemet i kemi në rrjetin e shpërndarjes".

 

Sokol Abazi u shpreh:

Në Shqipëri ka një vkm të 2016-ës që sqaron mirë parametrat e ujit që duhet të analizohet. Për fat të keq asnjë nga ujërat që pimë s’është analizuar në përputhje me atë VKM. Institucionet shtetërore s’kanë kapacitete që të bëjnë këto analiza. Nëse s’ka një raport analize mbi çdo ujë që tregtohet, askush s’do jetë në gjendje të thotë sa i sigurt është uji që pijmë. Ndoshta duhet të ishin bërë 600 mijë analiza uji, s’po them nga AKU-ja, por nga prodhuesit e ujit. Ligji s’është zbatuar akoma plotësisht, ligji i ri i Komitetit Europian, i 2020-ës. KLSH ngre çështjen e dy tre parametrave, por ka shumë parametra. Etiketa e ujit jep vetëm vlerat ushqyese, por jo rrezikshmërinë. Datat e analizave tregojnë mosprofesionalizëm. Uji është i gjallë dhe cilësia ndryshon. Do sugjeroja që analizat në etiketë të jenë të muajit, dhe jo të vjetra. Uji ndryshon për shkak të reshjeve dhe shumë faktorë të tjerë. Është guxim shumë i madh i prodhuesve që garantojnë një garanci 2 vjet të ujit, ndërkohë që nuk garantohen kushtet ku ruhen. Garantimi i ujit të pijshëm në Tiranë do jetë sfida më e madhe që ky komb do ketë”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy