AMA: Nesër bllokohet sinjali analog në Tiranë e Durrës

AMA: Nesër bllokohet sinjali analog në Tiranë e Durrës

Nga dita e nesërme do të mbyllet sinjali analog pwr rrethin e Tiranës e Durrësit. Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më parë, 30 shtatori është dita e fundit e transmetimeve analoge në këto dy qarqe, ndërsa për qarkun e Vlorës do të shtyhet për një datë tjetër, e cila nuk bëhet me dije.

Vendimi i marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) parashikon që kanalet televizive të shihen vetëm përmes transmetimeve digjitale.

Të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekoder digjital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy