Ministrja Zaharaki: Kryepeshkopi Joan, një udhëheqës shpirtëror për të gjithë besimtarët ortodoksë. Kisha e Shqipërisë, urë mes dy popujve

Ministrja Zaharaki: Kryepeshkopi Joan, një udhëheqës shpirtëror për të gjithë besimtarët ortodoksë. Kisha e Shqipërisë, urë mes dy popujve

Ministrja e Arsimit dhe Fesë në Greqi, Sofia Zaharaki, gjatë një dreke për nder të Kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij Joanit, theksoi rëndësinë e rolit të tij si udhëheqës shpirtëror për të gjithë besimtarët ortodoksë, pavarësisht gjuhës apo kombësisë.

Në fjalën e saj përshëndetëse, ministrja Zaharaki vlerësoi Kryepeshkopin Joan si një pasues të denjë të veprës së paraardhësit të tij, Anastasit, duke shprehur besimin se ai do të udhëheqë Kishën e Shqipërisë me përkushtim dhe unitet.

"Fortlumturi, grigjës suaj i përkasin të gjithë të Krishterët Ortodoksë, pa dallim gjuhe apo kombësie. Jini ati i të gjithëve dhe, siç e keni dëshmuar, nuk bëni dallime mes fëmijëve tuaj",  u shpreh Zaharaki.

Ministrja gjithashtu i kushtoi një vëmendje të veçantë mesazhit të tij drejtuar të rinjve shqiptarë, duke e cilësuar si një thirrje domethënëse për të ardhmen e vendit.

Ndajmë të njëjtin shqetësim me ju dhe shtoj këtu se arsimimi është shtylla bazë që do të ndihmojë të rinjtë të jenë më të fortë dhe të vendosin për të rivendikuar të ardhmen e tyre, por edhe të krijojnë familje në vendin e tyre.

Duke përfunduar, Zaharaki e vlerësoi Kishën e Shqipërisë si një urë lidhëse mes popujve dhe vendeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy