Radonshiq: Shteti është i vonuar me aksionin e formalizimit

Radonshiq: Shteti është i vonuar me aksionin e formalizimit

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiq, e cilëson të vonuar aksionin e tatimorëve te blegtorët dhe fermerët. Në studion e MCN Informacion, ajo tha se një masë e tillë duhej marrë kohë më parë dhe në mënyrë graduale. 

Shteti është shumë vonë me formalizimin. Duhej ta kishte nisur këtë aksion shumë kohë më parë dhe jo në mënyrë kaq të ashpër. 

Shteti duhet të kuptojë se çfarë duhet të bëjë. Nëse kapet një baxho me shkelje, atëherë duhet të mbahet përgjegjësi. Më pas vazhdojmë me formalizimin. 

Radonshiq tha se mbështetja me subvencione do t’u vinte në ndihmë fermerëve, por do të kishte edhe efekte të tjera pozitive. 

Mendoj që pengesa më e madhe është mungesa e tregut. Fermerët nuk kanë siguri për tregun. Problemet e rritjes së lëndës së parë, politikat fiskale, mungesa e krahut të punës etj., kthehen në një barrë. Do të ishte mirë që shteti të vepronte me subvencione. Kjo do të ndihmonte me hapjen e vendeve të punës dhe nuk ka pse fshatrat të braktisen. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy