
Dita Botërore e Shkencës, shënohet çdo 10 nëntor, dhe synon të tërheqë vëmendjen për rëndësinë e punës shkencore dhe synon të angazhojë publikun për çështjet shkencore, si inteligjenca artificiale, energjia e rinovueshme, shëndeti publik.
Kjo ditë ka nisur të festohet që nga viti 1988 si përgjigje kundrejt kanosjes së rrezikut nga lufta e ftohtë dhe armët bërthamore.
Dita Botërore e Shkencës shpërfaq rolin e rëndësishëm të shkencës në shoqëri dhe thekson rëndësinë e shkencës në jetën e përditshme.
Duke e lidhur shkencën më ngushtë me shoqërinë, kjo ditë synon të sigurojë që qytetarët të qëndrojnë të informuar për zhvillimet në shkencë. Qëllimi i saj është të forcoj ndërgjegjësimin e publikut për rolin e shkencës për shoqëritë paqësore dhe të qëndrueshme; të promovoj solidaritetin kombëtar dhe ndërkombëtar për shkencën e përbashkët midis vendeve; të tërheq vëmendjen ndaj sfidave me të cilat përballet shkenca në ngritjen e mbështetjes për përpjekjen shkencore.
Shkenca vlerësohet si motori i mirëqenies, që është e lidhur ngushtë me teknologjinë dhe të dyjat bashkë janë të lidhura me paqen dhe sigurinë kombëtare, zhvillimin social dhe ekonomik të një vendi.



