Operacioni humanitar/ Forcat e Armatosura aksion për shpërndarjen e ndihmave dhe medikamenteve

Operacioni humanitar/ Forcat e Armatosura aksion për shpërndarjen e ndihmave dhe medikamenteve

Në tërë Shqipërinë, ka filluar shpërndarja e ndihmave për të gjitha shtresat në nevojë, që në këtë situatë të vështirë të marrin shërbimet e përditshme brenda banesave të tyre, pa dalë nga shtëpia.

Kryeminsitri Edi Rama përcolli sot pamje nga shpërndarja e ndihmave për familjet më në nevojë dhe pensionistët e vetmuar nga Forcat e Armatosura dhe bashkitë në disa qytete të vendit, si Pukë, Kamëz, Gjirokastër, Kavajë, Kukës, Vau i Dejës, Delvinë, Divjakë, Sarandë, Lezhë.

Kjo ndihmë për këta banorë vjen në kuadër të masave të marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit COVID-19 në vendin tonë.

Ndihmuam sot mijëra familje të tjera, bëni durim, ju lutem durim, askush nuk do mbetet pa ndihmë! besim e durim!. 

“Asnjë fukara, asnjë pensionist i vetmuar nuk do të mbetet pa ndihmat bazë, deri në fund!”, tha Rama.

Ndërsa, theksoi kreu i qeverisë, “kush ushqen edhe I-phone, të mos i harxhojë bateritë për t’u ankuar në emër të popullit, po le të inkurajojë forcat e operacionit humanitar nëse nuk rri dot pa komentuar!”.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka falenderuar punën e forcave ushtarake që ndihmojnë në shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet e varfra dhe pensionistët në të gjithë vendin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy