Në fshatin Pruell të Lezhës është kremtuar Festa e Sh’Llezhdrit në kishën historike mbi 600-vjeçare, ku qindra besimtarë janë bërë bashkë për këtë traditë të hershme shpirtërore. Dom Viktor Potaj thotë se figura e Sh’Llezhdrit mbetet frymëzim edhe sot, ndërsa gjatë aktivitetit u përurua edhe një memorial pranë kishës.



