Pacientët me COVID-19 tek Anestezia? Reagon QSUT: Nuk ka ndodhur kurrë

Pacientët me COVID-19 tek Anestezia? Reagon QSUT: Nuk ka ndodhur kurrë

Qendra Spitalore Universitetare “Nënë Tereza”, ka reaguar pas publikimit të disa lajmeve se në Shërbimin e Anestezi-Reanimacionit janë tranferuar disa pacientë me COVID-19. Në një reagim në mediat sociale, QSUT shkruan se pacientët me COVID-19 nuk janë transferuar kurrë.

Më tej shtohet se pacientët që dyshohen si të infektuar me virusin Covid-19, izolohen në bokse të veçanta pa pasur kontakt me pacientët e tjerë; dhe stafi mjekësor manipulon duke përdorur të gjitha mjetet mbrojtëse për të parandaluar përhapjen apo infektimin me virusin.

REAGIMI I PLOTË

Lidhur me pretendimet e publikuara në rrjetet sociale, mbi trajtimin e pacientëve me Covid-19 në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit, Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron opinionin publik sa më poshtë: Në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit nuk janë trasferuar kurrësesi raste të diagnostikuara me virusin Covid-19. Pacientët që paraqiten në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUNT, mund të kenë nevoja urgjente mjekësore për ndërhyrje reanimatore. Çdo pacient që transferohet në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit nga urgjenca apo shërbime të tjera, merr ndihmën e parë të menjëhershme, pasi janë pacientë që mund t’ju rrezikohet jeta, në mungesë të shërbimin mjekësor të ofruar.

Pacientët që dyshohen si të infektuar me virusin Covid-19, izolohen në bokse të veçanta pa pasur kontakt me pacientët e tjerë; dhe stafi mjekësor manipulon duke përdorur të gjitha mjetet mbrojtëse për të parandaluar përhapjen apo infektimin me virusin Covid-19. Për rastet e dyshuara, nëse përgjigjia e tamponit del pozitive atëherë bëhet transferimi i pacientëve në Spitalin e Sëmundjeve Infektive.

Vetëm në rastet kur pacientët paraqesin një gjendje tejet të rënduar dhe është i pamundur transferimi në Spitalin e Sëmundjeve Infektive për shkak se mund t’u rrezikohet jeta pacienteve, ata vijojnë të marrin trajtimin mjekësor në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit, duke zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit nuk ka patur asnjëherë mungesa të materialeve mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Në lidhje me pretendimin për mungesën e aparaturave, informojmë që Sherbimi i Anestezi Reanimacionit është i pajisur me aparaturat dhe pajisjet mjekësore bashkëkohore si aspiratorë, respiratorë, shiringa elektrike, monitorë etj., që janë në funksion dhe në shërbim të pacientit dhe plotësojnë të gjitha nevojat për dhënien e ndihmës mjekësore nga personeli. Pacientët me Covid-19 trajtohen në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive dhe së fundmi edhe në Spitalin Covid 2, i krijuar posaçërisht për të përballuar fluksin e pacientëve të infektuar; gjë e cila po arrihet në saj të punës së palodhur dhe të pandalur të personelit mjekësor, të cilët i inkurajojmë të vijojne betejën e nisur me këtë virus të panjohur për të gjithë ne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy