Shtatzënitë e fshehta, mjekja gjinekologe: Mësohet në fazë shumë të avancuar ose në lindje

Shtatzënitë e fshehta, mjekja gjinekologe: Mësohet në fazë shumë të avancuar ose në lindje

Mjekja gjinekologe Eglantina Dema shpjegon fenomenin e rrallë të shtatzënive kriptike, siç njihen ndryshe shtatzënitë e fshehta, kur nëna mëson për fëmijën vetëm në fazë të avancuar, ose kur afron lindja.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Dema tha se bëhet fjalë për raste të rralla, kur shtatzënitë nuk kuptohen deri në faza të avancuara të shtatzënisë dhe në disa raste të rralla, vetëm në momentin e lindjes.

Në raste të rralla shenjat e para të shtatzënisë mund të jenë atipike, apo ndodh që disa persona si adoleshentët që nuk kanë njohuri për shëndetin seksual janë të painformuara dhe nuk i kuptojnë.

Ose te gratë në perimenopauzë që mendojnë se nuk ka shanse që të ndodhë shtatzënia, pasi mendojnë se po hyjnë në menopauzë, nuk i kushtojnë rëndësi.

Ka gra që prezantohen me një bark shumë të vogël dhe për këtë arsye nuk e vënë re, ose mund të jetë rritje barku, por që e konsiderojnë si fryrje barku, shtim në peshë, por që nuk e lidhin me shtatzëninë.

Kjo gjë ndodh kryesisht me ato vajza dhe gra që kanë cikël të çrregullt.

Mund të ndodhë në çrregullimet e ciklit nga vezorja policistike, apo te gratë në perimenopauzë, por që nuk përjashtohet mundësia për të pasur një shtatzëni në këto mosha.

Rastet që e kanë marrë vesh kur kanë lindur, janë paraqitur në spital për dhimbje të madhe barku. Tek vajzat që janë mbipeshë, është edhe më e vështirë për tu kuptuar.

Tek gratë që kanë çrregullime psikologjike si depresion dhe ankth, mund të ketë një mohim komplet të të qenit shtatzënë.

Këto gra dhe vajza e humbin komplet kujdesin shëndetësor të shtatzënisë, sidomos ato të tre mujorit të parë që janë shumë të rëndësishme, apo edhe suplementet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy