Në Tirane po zhvillohet takimi i rradhës i grupit të punës me projektin EIMS/MIA i financuar nga UNDP, mbi përcaktimin e një roodmap -i për Sistemin e Informacionit Mjedisor të Ministrisë së Mjedisit dhe Agjencise Kombetare te Mjedisit mbi ndotjen akustike në vend.
Është kryer matja e zhurmave në disa qytete kryesore të vendit, nga ku janë marrë të dhëna që më pas do të sistemohen dhe do të dilet me një konkluzion përfundimtar, duke krijuar kështu një hartë të shpërndarjes së ndotjes akustike në vend.



