26 qershori, Dita Botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave

26 qershori, Dita Botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave

Në të gjithë botën 26 qershori simbolizon Ditën ndërkombëtare të luftës kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave, e caktuar për herë të parë më 7 dhjetor 1987 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me qëllim për të shkuar drejt një shoqërie pa drogë.

 

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të paktën 15.3 milionë persona në të gjithë botën kanë probleme si rrjedhojë e përdorimit të narkotikëve.

 

Kjo ditë është caktuar nga Kombet e Bashkuara për t’u kujtuar vendeve anëtare të OKB-së që të ndërmarrin masa për parandalimin e prodhimit, tregtimit, trafikimit ilegal, përdorimit dhe abuzimit të drogave në vendet respektive, si dhe ofrimin e ndërhyrjeve trajtuese dhe përkujdesëse të bazuara në evidenca dhe në respektim të të drejtave të njeriut.

 

Të dhënat e UNODC tregojnë se rreth 200 milionë persona përdorin drogë të paktën një herë në vit, prej tyre 25 milionë konsiderohen si të varur nga drogat. Në çdo vit, të paktën 200.000 persona vdesin nga sëmundje që janë të shkaktuara nga përdorimi i drogave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy