
Europa është dëshmitare për shkeljet ligjore në vendet si Malta, Sllovakia, Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke, nisur nga akuzat për korrupsion, përpjekjet për dobësimin e opozitës dhe testimin e pavarësisë së gjyqtarëve.
Sidoqoftë, kërkesa e llogarisë ndaj autoriteteve është një ndër parimet kryesore të BE-së.
Vetëm javën e kaluar, eurodeputetët dënuan kryeministrin çek, Andrej Babis, se kompania e tij, Agrofert ishte duke keqpërdorur fondet e BE-së.
Deri më tani, reagimet e BE-së ndaj shkeljeve ligjore konsistojnë në vendimet e Gjykatës Europiane të Drejtësisë dhe - në rastin e Hungarisë dhe Polonisë - të ashtuquajturin proces i nenit 7 që çon në pezullimin e të drejtave të vendeve anëtare, për të votuar në Këshillin Europian.
Tani, Parlamenti Evropian po kërkon një ndryshim, Sandor Ronai, eurodeputet i Hungarisë, argumenton se me negociatat që po bëhen për buxhetin e ardhshëm të BE-së, duhet të mendohet për fondet për respektimin e shtetit të së drejtës.
Komisioni Evropian po studion mjetet që do të përdorin, duke përfshirë një raport vjetor të shtetit të së drejtës, kushtet që lidhen me marrjen e fondeve të buxhetit të BE-së dhe krijimin e Zyrës së Prokurorit Publik Europian.
Këto tre masa së bashku do të bëjnë një ndryshim, sipas komisarit të drejtësisë të BE, Didier Reynders.
"Ne duam të ndalojmë ose pezullojmë financimet për shtetet anëtare në të cilat ka shkelje të ligjit", thotë Reynders.
Ai tha se duhet të ndërpritet ose të ndalohet fondi nëse ka një humbje të besimit në "funksionimin e një shteti anëtar".
Komisioneri tha që duhet të ketë një debat më të gjerë publik në ato shtete anëtare rreth demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Reynders shton se nëse gjykatat nuk janë të pavarura në vendet anëtare, zbatimi i ligjeve të BE-së - përfshirë rregulloret e tregut të brendshëm - nuk mund të merren më si të mirëqena duke kërcënuar vetë themelet e BE-së.
Nuk është për t'u habitur, thotë ai, që BE dëshiron të përparojë me respektimin e sundimit të ligjit.



