Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit edhe i Gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos shtrohet në spitalin “Evangjelizmos” në Greqi, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Sipas njoftimit të Kishës Ortodokse Fortlumturia e Tij udhëtoi nga Tirana në Athinë me një avion special, pasi mjekët e Spitalit privat në Tiranë kërkuan kujdes më intensive, duke qenë se pësoi hemorragji në stomak.

Mjekët në Greqi thonë se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe po kryhen analiza të mëtejshme për një panoramë më të qartë.
Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, 95-vjeçarit Anastas Janullatos, i cili prej datës 30 dhjetor është shtruar në spitalin e Tiranës, ka shfaqur një përkeqësim të rëndë dhe për këtë arsye ai është nisur me urgjencë me një avion të Forcave Ajrore drejt spitalit të Athinës për trajtim më të specializuar Kryepeshkopi po monitorohet nga të njëjtët mjekë në Greqi, të cilët janë kujdesur për të edhe 5 vite më parë kur u prek nga koronavirusi.
Fortlumturia e tij Anastas Janullatos i shërben Kishës Ortodokse të Shqipërisë që nga viti 1991.



