Ushtronin pirateri duke fshehur të ardhurat, prangosen dy persona në Korçë

Ushtronin pirateri duke fshehur të ardhurat, prangosen dy persona në Korçë

Policia e Korçës ka prangosur 3 persona në këtë qytet, pasi ushtronin pirateri.

Në operacionin e koduar  “Pirateria 2” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve O. Sh., 27 vjeç dhe K. N., 60 vjeç, banues në Korçë.

“Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shkelësve, strukturat e lartpërmendura finalizuan operacionin policor të koduar “Pirateria 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve O. Sh., 27 vjeç dhe K. N., 60 vjeç, banues në Korçë” – njofton policia.

Këta dy shtetas ushtronin aktivitetin e paligjshëm të piraterisë, duke fshehur të ardhurat e përfituara nga ushtrimi i tij, vihen në pranga dy shtetas.

Sekuestrohen aparate që shërbenin për transmetime pirate televizive dhe një sasi lekësh e siguruar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Arrestimi i tyre u bë pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasit e mësipërm, duke qenë të palicencuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) si dhe duke shfrytëzuar piraterinë, kryenin abonime për paketa të ndryshme televizive, kundrejt fitimit.

Vlerat e përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm këta shtetas nuk i kishin deklaruar pranë organeve tatimore, duke kryer fshehje të ardhurash.

Gjatë kontrollit të ushtruar në njësinë e shitjes në pronësi të 27-vjeçarit, në lagjen nr. 10, u gjetën aparate që përdoreshin për transmetime pirate televizive dhe një sasi lekësh të cilat dyshohen të jenë siguruar nga kjo veprimtari, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy