Krijohet versioni sintetik i rruazave të kuqe të gjakut

Krijohet versioni sintetik i rruazave të kuqe të gjakut

Shkencëtarët kanë krijuar në laborator rruazat e kuqe sintetike të gjakut.  Kjo nuk është hera e parë që ata ia dalin me sukses, por është hera e parë që rruazat sintetike kanë të gjitha tiparet kryesore të versioneve natyrore, plus disa të tjera shtesë.

Rruazat e kuqe të gjakut (RBC) marrin oksigjen nga mushkëritë dhe e dërgojnë atë në indet e trupit. Këto qeliza në formë disku përmbajnë miliona molekula hemoglobine - një proteinë që përmban hekur që lidh oksigjenin. RBC janë shumë fleksibël, gjë që i lejon ato të lëvizin nëpër kapilarë të vegjël dhe pastaj të rikthehen sërish në formën e tyre të mëparshme. Ato përmbajnë proteina në sipërfaqe, të cilat i lejojnë të qarkullojnë nëpër enët e gjakut për një kohë të gjatë pa u “gëlltitur” nga qelizat imune. Ekipi i studiuesve provoi të krijojë RBC artificiale që kanë të njëjtat karakteristika me ato natyralet, por që mund të kryenin edhe funksione të reja siç janë shpërndarja terapeutike e ilaçit, shënjestrimi magnetik dhe zbulimi i toksinave.

Studiuesit i ndërtuan qelizat sintetike duke i veshur fillimisht me një shtresë të hollë silici RBC-të njerëzore. Ata shtresuan polimere të ngarkuara pozitivisht dhe negativisht mbi RBC-të e veshura me silic dhe më pas hoqën silicin, duke prodhuar kopje fleksibël. Në fund, kopjet e krijuara u veshën me membrana natyrale të RBC-ve. Qelizat artificiale janë të ngjashme në madhësi, formë, ngarkesë dhe proteina sipërfaqësore me qelizat natyrore, dhe mund të kalonin përmes kapilarëve pa e humbur formën e tyre. Te minjtë, RBC-të sintetike zgjatën më shumë se 48 orë, pa dhënë shenja toksikimi. Studiuesit i ngarkuan qelizat artificiale me hemoglobinë, një ilaç antikancerogjen, një sensor që provonte se ato mund të transportonin ngarkesa. Rezultoi se RBC-të e reja mund të veprojnë si karrem për një toksinë bakteriale. Studimet e ardhshme do të eksplorojnë potencialin e qelizave artificiale në aplikimet mjekësore, të tilla si terapia kundër kancerit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy