Fermerët e Maliqit nën ujë, premtimet në ajër (VIDEO)

Fermerët e Maliqit nën ujë, premtimet në ajër (VIDEO)

Emisioni “Fol” është ndalur sot në fshatin Orman Pojan të Maliqit. Fusha e Maliqit, dikur hambari i Shqipërisë, sot po mbytet në ujë, indiferencë dhe padrejtësi. 

 

Përmbytjet e përsëritura kanë shkatërruar mbi 80% të tokave bujqësore, ndërsa institucionet shfajësohen me justifikime për “reshje të jashtëzakonshme”. 

 

Fermerët flasin qartë: “Në verë thahemi për ujë, në dimër bëhemi kënetë. Argjinatura e Devollit është çarë, kanalet nuk pastrohen dhe përgjegjësia pasohet nga bashkia te qeveria”.

 

Ndërkohë, prodhimi vendas kalbet në magazina. 

 

“Patatja jonë po kalbet, ndërsa importi vjen me 35 lekë”, thonë fermerët, që shesin me humbje ose nuk shesin fare. Gruri, elbi, misri u mbytën; patatja u mboll dy herë dhe u përmbyt sërish. “Hedhim miliona dhe nuk marrim dot hakun tonë”. Subvencionet janë premtim bosh, nafta “falas” kërkon shtatë zyra, ndërsa taksat merren pa pyetur.

 

Fermerët ndihen të braktisur dhe të shtyrë drejt emigrimit: “Është e qëllimshme që ne të ikim prapë”. Ata nuk kërkojnë mrekulli, por kushte minimale: pastrim kanalesh, investime në argjinatura, sigurim prodhimi, kontroll të inputeve bujqësore. “Nuk kërkojmë të rregullojnë motin, por të bëjnë punën”.

 

Në Maliq, politika vjen vetëm për vota. “Të na shohin hallin, votën ua japim”. Sot fshati po shuhet. Nëse kjo vazhdon, kënetë nuk do të jetë vetëm fusha, por edhe e ardhmja e bujqësisë shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy