Panairi i shalqirit në Lushnjë/ 2.700 fermerë ekspozojnë prodhimet e tyre

Panairi i shalqirit në Lushnjë/ 2.700 fermerë ekspozojnë prodhimet e tyre

Këtë të diel është zhvilluar në Lushnjë, për herë të parë panairi i shalqirit dhe pjeprit.

 2.700 fermerë kanë arritur të prodhojnë rreth 120 mijë ton shalqi.

 Rreth 35% eksportohet në vendet europiane dhe Ballkanin Perëndimor. Të pranishëm në panair kanë qenë zv.kryemininstri Erion Braçe ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi dhe kryetari i bashkisë Fatos Tushe.

“Pranova me kënaqësi ftesën për të qenë pjesë e Panairit të Shalqinit dhe Pjeprit, që u zhvillua sot në Lushnje për herë të parë. Bashkë me Zv.Kryemininstrin Erion Braçe dhe Kryetarin e Bashkisë Fatos Tushe, pamë nga afër prodhimin e begatë të këtij sezoni. Puna fantastike e rreth 2700 fermerëve të kësaj zone, ja doli që ta shtonte prodhimin në 2000 ha dhe të prodhonte rreth 120 mijë ton, ku një pjesë shkon për eksport. Falë punës së 38 pikave të grumbullimit, sot rreth 35 % tregtohet si në vendet Europiane, ashtu edhe ato të Ballkanit Perëndimor. Pjesa tjetër është për konsumin në tregun e brëndshëm. Ky panair ishte një mundësi e mirë për të promovuar prodhimet bujqësore, arritjet teknollogjike në shartimin e kultivarëve dhe ndjekjen e tregjeve nga pikat e grumbullimit”, është shprehur ministrja Ekonomi.

 Ky panair konsiderohet një mundësi e mirë për të promovuar prodhimet bujqësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy