Gjykata gjermane dënon me burg  93-vjeçarin, ish-roje në një kamp nazist

Gjykata gjermane dënon me burg 93-vjeçarin, ish-roje në një kamp nazist

Një gjykatë gjermane në Hamburg ka dënuar me dy vjet burg një 93-vjeçar për ndihmën e dhënë në vrasjen e 5.232 të burgosurve, shumica hebrenj, në një kamp nazist të Luftës së Dytë Botërore.

Bruno D., i cili kishte qenë një roje i SS-ve në kampin e përqendrimit “Stutthof” në Poloni u shpall fajtor pasi gjykata vlerësoi se ai ishte përfshirë në vrasjet e gushtit të vitit 1944 dhe në ato të prillit të 1945.

Ai e kishte pranuar pozicionin e tij si roje në kamp, duke argumentuar se një gjë e tillë nuk përbën faj.

Duke iu referuar faqes online të muzeut, mësohet se rreth 65 mijë vetë, përfshirë shumë hebrenj, u vranë ose vdiqen në Stutthof. Prokurorët kanë argumentuar se një numër shumë i madh të burgosurish janë qëlluar pas koke ose janë mbytur në dhomat e gazit.

Mediat gjermane njoftuan se në dëshminë e tij të fundit para gjykatësve në fillim të kësaj jave, Bruno D., kërkoi falje për të gjithë viktimat dhe personat që vuajtjen në atë kamp, por nuk foli për përgjegjësi personale.

Unë do të doja t’u kërkoja falje të gjithë atyre personave që kanë kaluar në atë ferr të marrëzisë njerëzore”, i tha ai gjykatës këtë javë, transmetoi NDR.

Për shkak të shëndetit të dobët të të pandehurit seancat gjyqësore ishin të shkurtëra, duke zgjatur vetëm dy-tre orë në ditë.

Mësohet se edhe pse numri i të dyshuarve për krime po zvogëlohet për shkak të moshës së thyer të protagonistëve të atyre ngjarjeve, prokurorët ende po përpiqen të sjellin individë para drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy