Temperaturat në vend deri në 40 gradë në ditët në vijim

Temperaturat në vend deri në 40 gradë në ditët në vijim

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dy ditët që do të vijnë do të kulmojnë në Shqipëri me temperature të larta dhe të nxehtë përvëlues.

Temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë dhe vapa e padurueshme do të sundojë në vendin tonë. Gjithsesi në mesin e javës që vjen, pritet që temperaturat të pësojnë një ulje të lehtë, por i nxehti do të mbizotërojë sërish.

Njoftimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak

Në vend po ushtron ndikimin vala e të nxehtit që do të arrijë kulmin e saj gjatë së dielës dhe deri ditën e martë. Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes temperaturat do të pësojnë rritje graduale.

Gjithsesi kini kujdes që këto ditë të mos qëndroni në diell. Edhe nëse vini re në trupin tuaj shenja të drobitjes nga vapa zhvendosuni menjëherë në hije.

Pini sa më shumë ujë për të shmangur dehidratimin dhe sa më shumë lëngje të freskëta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy