Ministria e Bujqësisë: Nuk ka virus i gripit të shpendëve në Fier

Ministria e Bujqësisë: Nuk ka virus i gripit të shpendëve në Fier

Pas shqetësimit të ngritur nga Zyra e Veterinarisë në Bashkinë e Fierit për rrezikun e gripit të shpendëve në këtë qark, ka reaguar Ministria e Bujqësisë.

Përmes një deklarate për mediat, nga ky institucion sqarojnë se janë analizuar nga ISUV mostrat e marra, dhe sipas tyre nuk rezulton prania e virusit të gripit të shpendëve.

“ISUV mori mostra dhe i analizoi, rezultuan negative”, thuhet në reagim.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe ISUV, ngordhja e shpendëve në fshatrat Seman dhe Topojë ka ardhur nga infeksionet e zakonshme, dhe “jo virusi i Gripit të Shpendëve”.

“Nuk ka vend për panik, deri tani nuk ka asnjë shenjë të virusit H5N8. Specialistët e veterinarisë në këto momente ndodhen në terren, për të verifikuar situatën”, thuhet më tej në reagimin e Ministrisë së Bujqësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy